#tvora #rtvoranews
Shoqëria civile ka ndërmarrë hapin e parë për zhvillimin e një referendumi me qëllim ndryshimin e sistemit zgjedhor. Ish kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume në studion e lajmeve në RTV Ora tha se synojnë të realizojnë atë që nuk e kanë bërë partitë politike.
Nëse gjithçka shkon mirë tha Kume, referendumi mund të mbahet në janarin e vitit të ardhshëm, ndërsa efektet do të jenë në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe ato parlamentare.
Kristaq Kume: Ajo çka ne synojmë të realizojmë përmes këtij referendumi është që të bëjmë atë që nuk e kanë bërë deri më sot dhe nga deklaratat e fundit as kanë ndermet ta bëjnë partitë politike, në kuptimin që pranojnë teorikisht, thonë se do ta trajtojnë edhe sistemin kur ti vijë koha. Koha kalon, vitet kanë kaluar dhe asnjëherë klasa politike nuk është ulur për ta trajtuar këtë çështje.
Ajo që kërkojmë ne është që nëse do të realizohet ky referendum klasa politike të jetë e detyruar të ulet në tavolinë sepse këtë e kërkon sovrani.
Ajo që mund të realizohet përmes referendumit nuk është vendimmarrje përfundimtare, por është një referendum konsultues dhe si i tillë duhet marrë parasysh nga klasa politike.
Nëse gjithçka shkon mirë ky referendum mund të zhvillohet nga fillimi i janarit të vitit tjetër, që do të thotë që efektet e tij do të jenë të menjëhershme për të "detyruar" klasën politike që të trajtojë çështjen, por ndryshimi i sistemit zgjedhor në rastin më të mirë mund të ketë efekte në zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore që mund të bëhen pas dy viteve dhe zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/ndryshimet-ne-sistemin-zgjedhor-kume-tregon-kur-mund-te-zhvillohet-referendumi
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp