#tvora #rtvoranews
Në liqenin e Shkodrës vijojnë kërkimet për trupin e pajetë të 67-vjecari që u mbyt ndërsa peshkonte. Forcat e Policisë e konstatuan trupin disa orë pas ngjarjes, por nuk arritën ta nxjerrin për shkak të dallgëve.
Ishte nisur për të peshkuar në ujrat e liqenit të Shkodrës, por fatkeqësisht nuk ka dalë i gjallë prej tyre.
67-vjeçari Sulejman Sylaj pasi nuk ishte kthyer në banesë, kanë qënë familjarët që kanë lëshuar alarmin duke njoftuar policinë.
Janë të paqarta rrethanat e humbjes së jetes nga 67-vjeçari por trupi i tij është konstatuar në brigjet e liqenit, në zonën e njohur ndryshe si ?bregu i Ranës?.
Forcat e policisë dhe ndërhyrjes së shpejtë nisën kërkimet dhe fillimisht arritën ta gjenin trupin, por më pas dallgët e forta nuk ju mundësuan nxjerrin, duke humbur sërish gjurmët.
Për shkak të mungesës së mjeteve të specializuara të kërkim shpëtimit dhe vështiresisë në këto brigje për të kërkuar nga prezenca e lartë e barishteve, kanë kërkuar ndihmën e polumbarëve në Tiranë.
Dy janë pistat që dyshon policia, ajo e ndonjë ataku kardiak, ose bllokimi në rrjetat e peshkimit dhe pamundësia për të dalë, e si pasojë e dallgëve ai të ketë humbur jetën.
Megjithatë hetimet vijojnë duke mos shmangur edhe ndonjë pistë tjetër.
Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/doli-peshkim-dhe-nuk-u-kthye-me-65-vjecari-gjendet-i-mbytur-ne-liqenin-e-shkodres
Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/d7HoQT1oeTc
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp