#tvora #rtvoranews
Ronald Kryemadhi i cili u arrestua në Kamëz nga policia pas rezistencës me armë ndaj policisë kundër shoqërimit në gjykatë ishte edhe praktikant i besimit islam.
Ndaj tij kishte një proces të hapur për dhunë në familje dhe moslejimin e fëmijëve në shkollë.
Kjo e fundit duket se ka lidhje edhe me besimin fetar, pasi edhe një i njohur i tij, gjithashtu besimtar mysliman, teksa i kërkonte llogari policisë për arrestimin, legjitimonte veprimin e tij për të mbajtur fëmijët larg arsimit.
"Pse e keni arrestuar, flisni. E marr unë dënimin e tij nëse ka fyer dikë, nëse ka sharë e marr unë përgjegjësinë. Allahu ju shkatërroftë ju dhe ligjet tuaja, jeni duke luftuar kundër Allahut. Kush zemëron një besimtar të Allahut i ka hap luftë Allahut. Hiqni dorë se jeni në luftë me Allahun. Allahu ka me zbrit dënim dhe ndëshkim për ju. Kanë arrestuar një mysliman të pafajshëm, u dashka me çu fëmijët në shkollë me i zhvesh fëmijët. Unë e njoh, është shumë i qetë. Pendohuni te Allahu para se tu vijë vdekja se nuk ka më shpëtim për ju."
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/i-keni-hapur-lufte-allahut-besimtari-i-kerkon-llogari-policise-arrestimin-ne-kamez
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp