'Zgjedhorja'/ Murrizi apel ambasadorëve: Këta s'e prishin pazarin, mos humbni kohë, sillni një ligj

Report TV 2020-06-04

Views 0

Kryetari i grupit Demokrat në parlament Myslim Murrizi u kërkoi ambasadorëve që po drejtojnë procesin e negociatave për Reformën Zgjedhore që të mos humbasin kohë, por të sjellin një ligj nga vendet e tyre.

"Të marrin një ligj nga 28 vendet, ambasadorët nuk kanë nevojë të gëzohen dhe harxhojnë kohë me tre gjenetikisht pasardhës të komunizmit, por mjafton të sjellin një ligj nga vendet e tyre dhe ta votojmë. Ata kërkojnë që këta pazarlinjtë të prishin pazarin, jo, jo nuk e prishin. Edhe arnimet janë demadogji. Të shkojmë drejt sovranit" tha ai.

Share This Video


Download

  
Report form