Top News - “Plas” në Londër e Paris, përleshje të ashpra me policinë!

Top Channel Albania 2020-06-14

Views 0

Më shumë se 100 persona u arrestuan pas protestave të dhunshme në Londër të shtunën.

Forcat e rendit u sulmua nga demonstruesit, disa prej të cilëve ishin aktivistë të ekstremit të djathtë, që kishin ardhur në kryeqytet edhe nga pjesë të tjera të vendit për të mbrojtur statujat. ?Rrugaçëria raciste nuk ka vend në rrugët tona?, deklaroi kryeministri Boris Johnson.

Një hetim po zhvillohet gjithashtu pasi një njeri u pa duke urinuar pranë një memoriali të policit Keith Palmer, i cili u vra në sulmin e Westminster të vitit 2017. Përdhosjen e atij monumenti, ministrja e brendshme, Priti Patel e cilësoi si ? krejtësisht të turpshme?. Nga ana tjetër, në Londër e mbarë vendin u mbajtën edhe një sërë protestash paqësore kundër racizmit. Policia franceze ndërkohë është përleshur me aktivistë që protestojnë në Paris kundër racizmit dhe pretendimit të brutalitetit të pretenduar të asaj vetë. Efektivët përdorën gaz lotsjellës kundër protestuesve që hidhnin gurë teksa përpiqeshin të zhvillonin një marshim të ndaluar.

Tubimi ishte pjesë e një lëvizje mbarëbotërore të frymëzuar nga protestat e Amerikës për Black Lives Matter. Ai u organizua nën moton: ?Drejtësi për Adama?, duke iu referuar rastit të Adama Traoré, një i ri me ngjyrë që vdiq në paraburgim në duart e policëve franceze katër vjet më parë. Rreth 15,000 protestues anti-racizëm u mblodhën në Place de la République në qendrën e Parisit pasditen e së shtunës. Ata përsërisnin slogane si ?Pa drejtësi, s`ka paqe?, e disa u ngjitën dhe në statujën e Marianne, simbolin e Republikës Franceze.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AdamaTraoré#Proteste#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form