TIRANË- Shtimi i rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit, nuk ka sjellë ndërgjegjësimin e qytetarëve.
Ditën e sotme pamje të frikshme vijnë nga Tiranë, pranë Ministrisë së Financave në protestën e shoqatave të transportit publik. Për shkak të shiut, ato janë grumbulluar në një strehë të një qendre tregtare, ngjitur me njëri- tjetrin, pa masa mbrojtëse e as nuk diskutohet mbajtja e distancimit fizik.Po kërkojmë bukën e kalamajvë, asgjë tjetër". Çfarë mund të bëhet me 100 mijë lekë"
"Do dalin më protestë çdo ditë. U hap avioni full opsion, por ne?", shprehen një pjesë e protestuesve.
Nga ana tjetër Shoqata e Transportit kërkon plotësimin e disa prej kërkesave, në të kundërt nuk rifillojnë aktivitetin e tyre. Ata kërkojnë:
1- Të hiqet akciza për naftës dhe taksave për karburantin si sektori i peshkimit.
2- Të ulet TVSH-ja nga 2% në 0% për këtë vit dhe më pas në vitin e ardhshëm të jetë 6%.
3-Rimbursimin e kapacitetit të munguar si pasojë e masave kufizuese.
4- Rimbursimin në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport falas
5-Dje iu shtua dhe kërkesa e pagesës shtesë për shtyrjen me një javë të hapjes së shërbimit.
Anëtarët e shoqatës së transporti shprehen se është e pamundur që të zbatohet protokollet e sigurisë në autobusë, pasi nëse zbatohen nuk do të mund të hipin më shumë se 45 veta.