Top News - Hapet Luvri/ Vizitorët kthehen pas 16 javësh

Top Channel Albania 2020-07-10

Views 2

Muzeu më i vizituar i botës, Luvri ka hapur dyert për vizitorët për të parën herë pas një mbylljeje 16 javore për shkak të pandemisë koronavirusit.


Gati një e treta e galerive të tij megjithatë do të mbeten të mbyllura. Ish pallati I madh I mbretërve të Francës ka humbur gjatë kësaj periudhe mbi 40 milionë euro nga shitja e biletave. Drejtori Jean-Luc Martinez e pranoi se vështirësitë për menaxhimin e muzeut të famshëm janë të mëdha tani që bota po përshtatet me virusin e ri.

Edhe pse shumica e pikturave më popullore te muzeut si ?Mona Lisa? dhe koleksionet e tij të bollshme antike do të jenë të aksesueshme për vizitorët, është vendosur të qëndrojnë të mbyllura ato galeri ku distancimi social është më I vështirë. Nuk do të lejohen po kështu përpara kryeveprës së Leonardo da Vinci grumbullime njerëzish për selfie, teksa njerëzve u është kërkuar të ruajnë distancën në bazë të shenjave të vendosura në dysheme. Rreth 70% e 9.6 milionë vizitorëve që pati Luvri vitin e kaluar ishin nga përtej detit, dhe këtë vit, humbja e këtij publiku llogaritet të jetë rreth 80%.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Luvri#Muzeu#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form