Komisioni i Etikës mblidhet sërish sot në orën 14:00 për ndeshjen e dyshuar si të trukuar Bylis-Tirana. Nëse javën e kaluar u pyetën drejtuesit e Bylisit sot e kanë radhën për të dhënë llogari drejtuesit dhe futbollistë të Tiranës. Etika po shqyrton dosjen voluminoze edhe me të dhënat për shumat që janë luajtur në baste.