Report TV -Hapja e listave e ndalimi i koalicioneve, Meta pret Bashën dhe i dërgon mesazh Ramës

Report TV 2020-08-01

Views 0

TIRANE-Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar sot me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Meta dhe Basha prej orës 11:00 po diskutojnë lidhur me listat e hapura dhe ndalimin e koalicioneve, një ditë pas miratimit në komisionin e ligjeve. Takimi po zhvillohet në presidenë. Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve kanë miratuar dje me konsensus të plotë, shumicë-opozitë parlamentare ndryshimet që do të bëhen në Kushtetutën e Shqipërisë që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pra vitin e ardhshëm partitë do të shkojnë para votuesve me lista të hapura dhe rrjedhimisht pa koalicione parazgjedhore. Drafti me propozimet e opozitës parlamentare u miratua të martën nen për nen dhe tani do të kalojnë në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, ku për ndryshimet Kushtetuese duhen 94 vota.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS