#tvora #rtvoranews
Çaji i Malit është kthyer në kulturë kryesore në Bashkinë e Pustecit. Por shtimi i sipërfaqes së kultivuar dhe pandemia kanë ndikuar në rënien e ndjeshme të çmimit të shitjes.
Kultivimi i çajit të Malit nisi si risi mes banorëve të Pustecit dhe kjo u solli të ardhura të kënaqshme.
Por vit pas viti sipërfaqet dhe prodhimi u shtua e për pasojë çmimi ra.
Nga 700 lek për kilogram, çaji i Malit tashmë shitet me 150 lekë.
Situata e krijuar nga pandemia po ashtu ka ndikuar negativisht.
Përtej çmimit të ulët, fermerët ankohen se prodhimi u ka mbetur stok.
Kryebashkiaku i Pustecit, Pali Kolevski, thotë se synimi është futja e një kompanie të juaj që do të mbledhë prodhimin.
Në bashkinë e Pustecit, në juglindje të vendit banojnë pothuaj 6000 banorë, që përbëjnë minoritetin maqedonas.
Zona ka potenciale të zhvilimin e turizmit, por rreth 70 % e banorëve atje ende jetojnë me bujqësi dhe emigracion.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/mbijetese-me-caj-mali-shtimi-i-siperfaqes-ne-pustec-dhe-pandemia-ulin-cmimin/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv