TIRANE-Policia u kërkoi sot prindërve që të kontrollojnë fëmijët në rrjetet sociale, pasi po qarkullon një lojë e rrezikshme virtuale me emrin ?Jonathan Galindo? që mund t'i çojë deri në shkaktimin e vetëvrasjes. Pedagogia e psikologjisë Ariana Muçaj në një intervistë me gazetarin Andi Kapxhiu në Report Tv tha se kjo lojë përbën rrezikshmëri për fëmijët.