Top News - Koronavirusi në Britani/ ’Kthesat’ e kryeministrit Johnson

Top Channel Albania 2020-08-04

Views 11

Fillimi i gushtit duhej të shënonte një pikë kthese psikologjike dhe britanikët do të mund të fillonin të besonin se jetët e tyre do të ktheheshin në normalitet.

Por, ndërsa familjet përgatiteshin për pushime, qeveria ka sqaruar se është prioritet i saj që shkollat dhe universitetet të rihapen në shtator dhe sa më shumë njerëz të mund të kthehen në vendet e tyre të punës në vjeshë.

Por, sic tha Borus Johnson, ai shpreson se mund të ketë tani një kthim domethënës në normalitet për krishtlindje. Plani ishte të hidhej një hap pas tjetrit, me kujdes dhe të krijohej ideja se ishte një proces i rregullt. Pabet dhe restorantet nisën ti shërbenin klientëve muajin e shkuar dhe rregullat e distancimit social u zbutën. Kjo u kombinua me disa masa të tjera si bërja e detyrueshme e maskave mbrojtëse në dyqane. Sipas ekspertëve, kjo ishte cështje balance, duhej bindur publiku se duheshin bërë disa kompromise në mënyrë që më shumë liri të ktheheshin. Por, gjithcka duket se u ngri tani pasi rastet e koronavirusit nisën të rriteshin sërish. Javën e kaluar, u vendos sërish karantina për britanikët që ktheheshin nga spanja. Paralajmërime janë lëshuar se masë e njëjtë mund të merret edhe për njerëzit që vijnë nga vende të tjera evropiane. Në mancester, njerëzit nga familje të ndryshme nuk mund të takohen më në ambjente të mbyllura. Të premten ndërkohë, vetë Johnson njoftoi se një seri zbutjesh të masave të planifikuara do të shtyheshin në vijim. E ndërkohë, ekspertët e shëndetësisë, thonë se vendi është afër kufirit të asaj që mund të bënte për rihapjen e shoqërisë, duke parë shkallën e infektimeve. Britania e madhe këto ditë po regjistron mbi 4 mijë raste të reja në ditë. Disa politikanë, mendojnë se boris johnson po rikthen kufizimet shumë shpejt. Por ekspertët beosjnë se ai i hoqi ato shumë shpejt.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Pamje: AFP

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BorisJohnson#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form