Shtëpia e Bardhë zbardh takimin e 4 shtatorit: Trump bëri bashkë Kosovën e Serbinë - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-12-05

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shtëpia e Bardhë ka zbardhur takimin e 4 shtatorit mes Kosovës e Serbisë në zyrën ovale të presidentit amerikan Donald Trump.Në deklaratë zyrtare, marrëveshja ekonomike e arritur mes kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, cilësohet si një tjetër ?nënshkrim i madh i Trump, ndër ato që ai ka arritur për të sjellë paqen në botë.Shtëpia e Bardhë citon presidentin Trump që më 4 shtator u shpreh se ?dy vendet arritën një përparim të madh, diçka që askush nuk mendonte se do të ishte e mundur.?SHTEPIA E BARDHE?Një marrëveshje tjetër e madhe! Presidenti Trump bëri Serbinë dhe Kosovën së bashku!Presidenti Trump u takua me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministrin e Kosovës Avdullah Hotin të premten në Shtëpinë e Bardhë, ku liderët njoftuan një angazhim historik për normalizimin ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës. Duke u përqendruar në krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike, të dy vendet ishin në gjendje të arrijnë një përparim të madh, diçka që askush nuk mendonte se do të ishte e mundur?Në deklaratën zyrtare, thuhet se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë pason disa javë pas përparimit të arritur në ndërmjetësimin e një tjetër marrëveshjeje mes Emirateve të Bashkuara Arave dhe Izraelit.Sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë theksohet se ?në Zyrën Ovale, Hoti e Vuçiç e falënderuan atë dhe ekipin e tij për angazhimin në vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, e se Trump synon të vizitojë të dy vendet.DONALD TRUMP ?Unë pres të shoh Serbinë dhe Kosovën të avancojnë ndërsa ne punojmë së bashku për bashkëpunimin ekonomik në rajon. Duke vijuar përpara - unë pres që të shkoj në të dy vendet një ditë në një të ardhme jo shumë të largët?Në takimin e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, Kosova e Serbia pranuan të avancojnë bashkëpunimin ekonomik, si një qasje e re e administratës së Trump për të zgjidhur çështjet mes dy vendeve.Ndërkohë në Bruksel palët kanë do të vijojnë diskutimet për çështjet e mbetura pezull, atë të personave të zhdukur e të pagjetur, asociacionin e komunave serbe në veri të Kosovës, si dhe ekonominë.

Share This Video


Download

  
Report form