Gazetari Elton Qyno në një lidhje telefonike në Report Tv tha se ky është një atentat i mirëorganizuar nga dora kriminale, ndërsa ata e kanë ndjekur deri në kryeqytet. Ai thotë se Gjini po udhëtonte në një zonë shumë pranë rezidencës ushtarake Turke në Tiranë, zonë e cila ka qenë e populluar me kalimtarë, kur mjeti i tij ka shpërthyer shumë fort, duke dëmtuar plotësisht makinën.