#rtvora #rtvoranews
Mazhoranca në parlament ka rrëzuar 3 dekrete të Presidentit Meta dhe ka miratuar 2 të tjera. PS dhe opozita i kanë dhënë 104 vota pro dhe 3 kundër deputetës Evis Kushit për të drejtuar Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve.
Menjëherë pas votimit ministrja e re është betuar para Presidentit Ilir Meta.
Ndërsa për të shkarkaur parardhësen e saj Besa Shahini nga ky post kanë votuar pro 106 deputetë.
Por ndryshe nga emerimi i minsitres së re të arsimit dhe shkarkimit të Besa Shahinit , mazhoranca nuk është bindur nga argumentat ligjore të Presidentit Ilir Meta.
Ligjet ?Për shtetësinë?, ?Për pronat e palujtshme? dhe ?Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin? nuk ka marrë dakordësine e PS për t?u rishqyrtuar, duke zgjedhur të rrëzojnë Metën në të tre dekretet.
Ndërsa projektrezoluta për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE dhe miratimin e planit të masave për përmbushjen e detyrave të përcaktuara nga këshilli i BE, ka marrë 108 vota pro dhe 2 kundër.
Parlamenti është shoqëruar me tensione mes kryetarit të Kuvendit dhe deputetit të opozitës Adriatik Alimadhi, çka ka detyruar Gramoz Ruçin të ndërpresë edhe seancen plenare.
Adritatik Alimadhi: ?Nuk mendoj se ish-partisë së punës, partisë kriminale komuniste, sot PS, të na japë ide.?
Gramoz Ruçi: ??Ulu, mos spekulo me rregulloren. Po më the komunist e ballist, jemi ndarë me komunistët e ballistët që në 1944. Unë jam i lumtur me identitetin tim, ti duhet të jesh fatkeq për identitetin tënd. Je i përjashtuar nga seanca.?
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/miratohet-rezoluta-per-hapjen-e-negociatave-rrezohen-3-dekrete-te-metes/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv