Në draftin e siguruar nga Report Tv, opozita këmbëngul për ruajtjen e koalicioneve siç janë me ligjin aktual. Që do të thotë të ruhen koalicionet parazgjedhore, ku partitë aleate të shkojnë në zgjedhje me një listë të përbërë dhe jo të përbashkët siç propozohet nga PS.