Kodi Zgjedhor, Spiropali në Report Tv: PS luajale me opozitën, respektoi marrëveshjen e 5 qershorit

Report TV 2020-12-23

Views 0

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali në një intervistë për Report Tv  tha se Partia Socialiste u tregua shumë luajale me opozitën jashtëparlamenatre për Reformën Zgjedhore dhe shtoi se mazhoranca e rrespektoi marrëveshjen e 5 qershorit dhe rekomandimet e OSBE-ODHIR. 

Teksa foli edhe për garën e 25 prillit tha se Partia Socialiste nuk i ka bërë ende publike pikat e saj të forta me të cilat do të fitojë mandatin e tretë.

Këtu jo vetëm që nuk ka pabesi por ka një luajalitetit të jashtëzakonshëm nga ana e PS dhe mazhorancëss për ti qëndruar marrëveshjes e para për ta nënshkruar atë marrëveshje. E kemi nënshskruar kemi miratuar në Kuvend ndryshimet për të respektuar atë marrëveshje.

Nuk e hedhim dot votën për Bashës ai duhet të ishte në Kuevend për të hedhur votën e tij. Detyra jonë është të mbrojmë interesin qytetar. Kemi një proces zgjedhor që i përmbush të gjitha standartet e ODHIRIT dhe një proces që na ofron sa më pranë evropës.

Ne jemi 7 muaj larg zgjedhjeve. Ne jemi të qatrë mbi atë që kemi bërë ndër vite. Është një proces i jashtëzakonshëm. Jemi krenar patjetër dhe gjitha problematikat do adresohen sepse programi i rindërtimit është shumë  i gjerë", tha Spiropali.

Më tej ka deklaruar se ndryshimet në Kodin Zgjedhor që u votuan sot në Komisionin e Ligjeve janë mbështetur edhe nga disa deputetë të opozitës, ndërsa shtoi se është e kënaqur që ndryshoi pragu nga 3% në 1%.

"Ne duhet të kemi një draft që përputhet me qëllimet tona dhe me vizionin tonë si duhet t ëjetë sistemi. Disa prej përfaqësuesëve të opozitës parlamentare kanë qenë dakort me draftin dhe është votuar në komision të ligjeve. Mbetet për t'u parë pastaj. Unë jam e kënaqur që ndryshoi pragu sepse kjo u jep mundësi edhe partive të vogla apo forcave të reja që të kenë në shans në parlament dhe nuk krijojnë një barrierë dyfishe", shtoi ajo.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS