Ambasadori amerikan Alexandër Arvizu thyen heshtjen dhe flet për mundësinë e sjelljes së armëve kimike nga Siria në Shqipëri. "Shqipëria është pjesë e vendeve të NATO-s dhe si e tillë ka kontribut. Sa i përket luftës kundër armëve kimike bashkë me 26 vendet e tjera anëtare, Arvizu ka theksuar se "ne do të investojmë në specializimin për të krijuar të gjitha standardet për sa i përket luftës së armëve kimike, një rrezik kërcënues për njerëzit". Më tej Arvizu ka nënkuptuar që kërkon angazhimin e Shqipërisë, teksa ka thënë se "shpresoj që Shqipëria të jetë pjesë e BE-së".
"SHBA vlerëson dhe falenderon qeverinë e Shqipërisë për pozicionin e fortë lidhur me Rezolutën 2118 të Këshillit të Sigurimit të OKB për eliminimin e programit të armëve kimike të Sirisë. Është në dorën e të gjitha vendeve të përgjegjshme, ku përfshij sigurisht SHBA dhe Shqipërinë, që të punojnë në bashkëpunim për të gjetur mënyrën në kohë dhe me efektshmëri për të eliminuar kërcënimin që paraqet programi i armëve kimike të Sirisë", ka thënë Arvizu.