A1 Report - Aksidenti i Schumacher, mjekët: Nese qendron 2 jave stabel, shpeton

Report TV 2015-08-21

Views 2

Michael Schumacher, mendohet të jetë rrëzuar në tentative për të ndihmuar një vajzë të vogël, e cila po bënte ski sëbashku me një grup miqsh. Këtë gjë e ka shkruar revista gjermane Bild, e cila bën edhe një pasqyrim të ngjarjes, duke cituar informacione ekskluzive.

Për të ndihmuar vajzën në fjalë Schumacher, është larguar për gati 20 metra nga bora në një lartësi të madhe. Pasi kishte evituar përplasjen me një shkëmb, ai ishte përplasur me një shkëmb tjetër, të cilin nuk e kishte vënë re, për të humbur më pas kontrollin.

Për menaxheren dhe zëdhënësen e tij Sabine Kehm, Schumacher nuk ishte me shpejtësi të madhe, por po kryente një manovër normale në një kthesë

Mjekët: Nëse qëndron 2 javë stabël shpëton

Michael Schumacher vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. Lajmin e kanë konfirmuar mjekët e spitalit në Grenoble të Francës, por kanë deklaruar se nëse gjendja e 7 herë kampionit të botës do të jetë e stabilizuar edhe për dy javë atëherë do të shpëtojë.

"Schumacher ka kaluar një natë të qetë por gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë. Në çdo orë ne jemi duke vlerësuar gjendjen, por situata mbetet kritike. Schumi është në koma artificiale dhe kjo gjendje do të zgjasë aq sa ne e gjykojmë si të përshtatshme.

Beteja për jetën nuk është fituar ende dhe nuk mund të bëjmë parashikime për të ardhmen. Në qoftë se Michael do të qëndrojë edhe një javë ose dy pa komplikime, do të mbijetojë" u shpreh stafi mjekësor që ka në monitorim Schumacher-in.

Legjenda e Formula 1 është në garë me kohën në betejën më të rëndësishme të jetës. Ndërsa gjendja shëndetësore mjaft e vështirë e Michael Schumacherit, 7 herë kampion i botës në Formula 1 dhe interesi maksimal nga publiku për pamje kanë shtyrë një gazetar që të ndërmarrë një veprim ekstrem për të sjellë fotot nga brenda spitalit.

Gazetari është maskuar si prift me pretendimin se do bekonte kampionin e botës me qëllim vetëm që t'i bënte një foto. Por, plani i gazetarit ka dështuar pas verifikimit nga sistemi i sigurisë së spitalit ku është shtruar Michael Schumacher.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS