TIRANË - Kamera e A1 Report udhetoi drejt fshatit Pëllumbas për të ndjekur të gjithë itinerarin ku të rinjtë eksursionistë shtegtuan për të arritur buzë lumit Erzen, atje ku fati i 18-vjeçarit Erjon Alizoti mbetet ende mister. Në hyrje të fashtit takuam një grup eksursionistësh francez të cilët sapo ishin kthyer nga shpella e Pëllumbasit.
Rrugës në kthim, takuam Forcat e Rendit, të cilët në pamundësi për të vazhduar kërkimet e tyre për shkak të errësirës u prononcuan jashtë kamerave që do të vazhdonin kërkimet e tyre të hënën në mëngjes. Bashkë me to ishin dhe prindërit e 18-vjeçarit të humbur të cilët për shkak të gjendjes së rëndë emocionale nuk pranuan të flisnin përpara kamerave.
Erjoni u rrëzua bashkë me një djalë tjetër, i cili fatmirësisht arriti të shpëtohej nga pjestarët e tjerë të grupit, ndërsa fati i 18 vjeçarit mbetet ende mister. Policia njoftoi se do të procedojë penalisht organizatorët e këtij eksursioni për mos krijimin e kushteve të sigurisë e grupit të të rinjve.