TIRANË - E mbijetuara e aksidentit të rëndë në Kukës, Hyrije Kovaçi, rrëfen për A1 Report momentet tragjike të ngjarjes, kur furgoni me pasgjerë ra në humnerë duke shkaktuar 6 viktima.
67-vjeçarja Kovaçi, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Traumës në kryeqytet, tregon se gjithçka ndodhi vetëm 10 minuta nga nisja e furgonit nga Shishtaveci në drejtim të Kukësit.
Shoferi nuk ecte me shpejtësi. Ne sa ishim nisur nga fshati, vetëm kur kemi parë që u rrëzuam. Pasagjerët thonin 'na mbyte', vetëm kur kemi parë njerëzit në tokë, disa të vdekur dhe nuk mbaj mend më më shumë", ka treguar Kovaçi për mikrofonin e A1 Report.
Ndërsa mjeku, Artan Distafa, tregon se, gjendja e të aksidentuarve është e rëndë veç 67-vjeçares, Kovaçi. Sipas Distafës, Petrit Mustafa dhe Rustem Bina, janë në gjendje të rëndë dhe kanë mbetur të paralizuar.
Për të aksidentuarin tjetër, Xhevahir Çuni, mjeku Distafa tha se, ndodhet në gjendje të rëndë edhe pse i është nënshtruar një operacioni prej 7 orësh.