A1 Report - Vrasja e Karelit, KiE e AI: Greqia të marrë masa, racizëm në burg

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANE - Vrasja e të dënuarit shqiptar, Ilia Kareli, vijon të sjellë reagime dhe të nxjerrë në pah problematikat në burgjet greke. Komisioneri i Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, Nils Muiznieks shpreh shqetësimin e tij për torturën që coi në vjekjen e 42-vjeçarit shqiptar, duke kërkuar nga Greqia marrjen e masave të nevojshme për përgjegjësit e sjelljeve të dhunshme. Ai ka kërkuar garanci nga Athina zyrtare që të sigurojë se sjellja e forcave të rendit do të jetë në përputhje me standardet e të drejtave të njeriut. "Jam i shqetësuar për rastin e torturës që çoi në vdekjen e të dënuarit Ilia Kareli. Burgjet dhe paraburgimet duhet të funksionojnë në bazë të ligjit, standardet e të drejtave të njeriut duhet të mbrohen edhe në burg dhe ata që janë përgjegjës për sjellje të dhunshme duhet të mbajnë përgjegjësi". Ndërkaq, organizata e njohur për të Drejtat e Njeriut, "Amnesty International", shkruan në raportin e saj, se në policinë greke "ka zënë vend prej kohësh kultura e mosndëshkimit, racizmit dhe e dhunës". Duke iu referuar konkretisht vrasjes së shqiptarit, Amensty shkruan se ai gjeti vdekjen si pasojë e rrahjes keqazi në qelinë e burgut gek në fund të marsit 2014.
"Autopsia zbuloi se ishte rrahur keqazi në shputat e këmbës dhe në gjoks. Kishte djegie edhe në duar", -lexohet në raportin e AI, të publikuar në faqen zyrtare të organizatës.
Gjithashtu, Amnesty International publikon se pas një hetimi që ka bërë në lidhje me policinë greke, "në tre vitet e fundit ka pasur një përshkallëzim dramatik të sulmeve me sfond racist kundër refugjatëve". Raporti thekson se ka ushtruar forcë të tepruar ndaj protestuesve gjatë trazira dhe ka keqtrajtuar emigrantët.
Organizata Amnesty International, përmes raportit investigues sjell në vëmendje të tjerë elementë për policinë greke duke zbuluar lidhje të tyre më anëtarët e Agimit të Artë".

Share This Video


Download

  
Report form