Fier- Pushteti në Partinë Demokratike i përket vetëm votës. Ky ka qënë mesazhi i prerë i kryetarit të Partisë Demorkatike Lulzim Basha, në analizën dhe zgjedhjet e zhvilluara në grup -- seksionin nr.2 në qytetin e Fierit.
Në këtë formë ai ka dhe një garanci për antarësinë se gara për strukturat drejtuese do te jetë e hapur dhe pa ndikime.
"Pushteti në PD i përket votës. Këtë ju kam premtuar kur kam kandiduar, ua kam përsëritur pasi më keni zgjedhur, këtë ju përsëris edhe sot. Zgjedhja nuk është në dorën time, zgjedhja është në dorën tuaj, gjithsecilit prej jush. Ju do të zgjidhni me votë, ju do të përcaktoni me votë njerëzit dhe njerëzit do të marrin përgjegjësitë për shkak të votës suaj. Askush nuk ka tagër t'iu thotë se për kë të votojnë e për kë të mos votojnë; askush nuk ka tagër t'ju bëjë suflerin. Partia do të mbetet e lirë, ashtu siç ka lindur dhe është synimi im madhor, objektivi im numër një, në krye të PD, ta zgjeroj e konsolidoj këtë liri për anëtarësinë e PD"- u shpreh z. Basha.
Kryeopozitari Basha, ka theksuar se projekti i Partise Demokratike po kthen besimin, jo vetëm tek djathtet portek të gjithë shqiptarët, e mashtruar dhe zhgënjyer nga kjo mazhorancë.
Seksioni nr. 2, i qytetit të Fierit gjatë ditës së djeshme ka zgjedhur dhe kryetarin.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/