TIRANË- Një person ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në rrugën ?Komuna e Parisit? në Tiranë. 40-vjeçari nga Mirdita, Gëzim Marku, është rrahur nga 4 persona teksa ishte duke ecuar në anë të rugës. Agresorët kanë zbritur nga një mjet dhe e kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar plagë në kokë.
Dëshmitarët shprehen se njëri prej autorëve ka pasur në duar dhe një pistoletë. Pas këtij akti ata janë larguar në drejtim të paditur. Marku është dërguar në spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e para të policisë, dyshohet se konflikti ka lidhje me aktivitetin e të plagosurit Marku në Spanjë ndërkohë po punohet për hetimin e plotë të ngjarjes.