Referendum për tre ligjet?! - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

Kalimi vetem me votat e mazhorancës i mbajtjes se referendumit popullor per miratimin e 3 ligjeve kushte per statusin e kandidatit ne raport me Bashkimin Europian, interpretohet nga opozita si një aventure dhe keqpërdorim i proceseve integruese të vendit.
Kryetari i komisionit parlamentar të integrimit, Ditmir Bushati, në një intervistë për Vizion Plus, e lidh këtë qëndrim me deklaratën e kryekomisionerit Stefan Fule, që pasditen e se shtunës theksoi me ane te nje mesazhi publik,se një veprim i tillë cenon frymën e dialogut mes qeverisë dhe opozitës. " Ajo e djeshmja ishte nje lojë duke ditur qëndrimin e BE për kete çeshtje. Deklarata e Fyles, parashikon jo imponim por kompromis mes paleve. Mesa duket PD nuk e ka kuptuar kete mesazh dhe ky eshte problem i tyre." Bushati interpreton në këtë pike, se nga ana e mazhorances nuk ka një vullnet për ta çuar përpara integrimin e vendit, që presupozon sipas tij dhe një dakortesi të opozitës, ne tre ligjet dhe aktet e mbetura pezull ne Kuvend. Një ditë pasi mazhoranca votoi ne Kuvend për referendumin pa konsensusin e opozitës, kryetari i komisionit te Ligjeve, Ilir Rusmali, i pyetur nga Vizion Plus nuk ka pranuar të komentoje nje gje tille. Edhe pse mazhoranca votoi muaj me pare pro importit te mbetjeve, dalja publike e zotit Rusmali ishte per te përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese qe lejon referendumin ne kete pike, per te bere analogji edhe me nje proces te mundshëm referendar per 3 ligjet e shumëpërfolura.

Share This Video


Download

  
Report form