http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas udhëtimit mbi një javor në të gjithë vendin Miss Shqipëria 2014 është ndalur në Shkodër. 31 bukuroshet, i ndajnë vetëm disa ditë nga nata finale e cila do të zhvillohet në Ulqin, ndaj për këtë arsye organizatoret e Miss Shqipërisë kanë dhëne një konferencë për shtyp lidhur me turin turistik dhe detajet para finales së madhe të 27 Qershorit.Udhëtimi që ka promovuar vlerat turistike dhe trashëgiminë e vendit, është mbyllur në Theth vend i cili u vizitua për herë të parë këtë edicion të Miss Shqipërisë. Pas Thethit, organizatoret dhe vajzat pjesëmarrëse janë ndalur në fabrikën e Cottoneles, e cila mundëson veshjet e 31 konkurrenteve, e që prej vitesh vesh edhe Miss Italia-n.