http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
19 vjecarja Anisa Petrela nga Tirana eshte vajza me e bukur shqiptare per vitin 2014. Studentja e Fizioterapise eshte perzgjedhur te mbaje kuroren e Miss Shqiperise mes 31 konkurrenteve qe moren pjese ne kete edicion te 16-te te gares tradicionale. Fasha e shoqerueses se pare i ka vajtur 20 vjecares Kristi Pejo, ndersa shoqeruesja e dyte e Miss Shqiperise eshte shpallur vajza nga Shkupi, Sara Ymeri.
Nga kalaja e Ulqinit, ne nje spektaktal qe u trasmetua drejteperdrejt ne Vizion Plus, nen prezantimin e Orinda Hutes dhe Zenel Katanes eventi ndau pergjate mbremjes se te premtes 14 cmime, mes te cileve edhe Miss Internetin, vajzen me te votuar ne faqen online te Miss Shqiperise, Daniela Kasen.
Sic organizatoret e Deliart Assosiation ishin shprehur dite me pare, mbremja finale e Miss Shqiperise solli ne skenen e improvizuar te kalase se Ulqinit edhe te ftuar, mes te cileve emra te njohur kengetaresh nga te gjitha trevat shqipfolese. Edhe juria e perbere nga 9 personalitete, per here te pare u perfshi ne prezantimin e spektaklit. Miss Shqiperia 2014, nisi rrugetimin nje muaj me pare, ku pas perzgjedhjes se finalisteve, vajzat udhetuan ne disa nga zonat me te bukura te Shqiperise e pertej kufijve gjeografike me qellim promovimin e turizmit. Kjo ishte edhe hera e pare qe nje gare e tille, behej ne nje qytet i cili pavaresisht se flet shqip ndodhet jashte kufijve te Shqiperise.