http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria ka argumentuar vendimin e Këshillit te Rregullimit te Territorit për bllokimin lejeve te ndërtimit per nje periudhe nje vjeçare, si nje mase e cila ne thelb mbron interesin publik. Këshilltari i Kryeministrit, Drejtori i Legalizimeve si dhe Drejtorja e Agjencisë se Planifikimit te Territorit kane hedhur poshtë pretendimet se ky është nje vendim politik. sipas tyre demin me te madh nuk e shkaktojnë nderimet pa leje, por dhënia pa kriter e lejeve te nderimit nga pushteti lokal. Për qeverinë dhënia e lejeve ne mënyre kaotike pa u bazuar mbi nje dokument unik kombëtar nuk sjell nje zhvillim te qëndrueshëm. Është kjo arsyeja pse ne shume qytete, prej vitesh kane mbetur apartamente te pashitura. pas marrjes se këtij vendimi nga këshilli kombëtar i territorit opozita ka paralajmëruar se do ta ankimoje ne Gjykatën Kushtetuese, pasi e konsideron si ndërhyrje ne kompetencat e vendoreve.