http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Duhej te ishte proteste. Por për Liman Gaxhen 1 maji është nje dite si gjithë te tjerat. Prej 15 vjetësh ai del tek ushtari i panjohur per te kërkuar pune krahu, e vetmja mënyre per te mbajtur familjen. Megjithatë pranon se nëse dikush do t?i kërkonte te dilte ne proteste do te shkonte. Limani tregon se jo gjithmonë fati i buzëqesh. Madje ka dite te tera pa bere asnjë pune. Ne këto dy vitet e fundit, as shoqëria civile dhe as sindikatat nuk kane protestuar per te drejtat e punëtoreve. Dhe grupimet me te vogla i?a faturojnë pergjegjesine sindikatave mëmë te Kole Nikolles dhe Gezim Kalase. Sipas sociologeve, dita e 1 majit është shndërruar ne nje dite pushimi per shqiptaret dhe kjo nuk është aspak normale. Ne te gjithë boten ,1 maji shoqërohet me protesta per kushte me te mira pune, rritje page dhe per respektim te drejtave.