http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej disa ditësh situata në portin e Vlorës është e përkeqësuar. Duke mos mjaftuar vetëm problemet me dy tragetet konkurrente, ?Red Star? dhe ?Horizon?, për shkak të orarit të vendosur nga vetë porti i Vlorës, ketë të mërkure udhëtimi nga Vlora drejt Brindisit është paralizuar. Për shkak të ngjarjes se një ditë më parë në mal të Zi ku humbi jetën një pjesëtar i ekuipazhit të Horizon dhe tre të tjerë u helmuan, ne portin e Vlorës nuk ka patur asnjë traget. Por drejtuesit e Portit të Vlorës nuk kanë lejuar as kompaninë tjetër, Red Star, të nisë punën, me pretendimin se nuk ishte e parashikuar në grafik. I pyetur mbi këtë problem, drejtori i portit nuk ka pranuar të flasë. U be me shume se nje muaj qe ne portin e Vlorës shfaqen problematika te ndryshme. Me ardhjen e linjës se re Horizon, ne kete port janë krijuar anomali e vazhdueshme.