Report TV - Tiranë, e përplasi fëmijën me Benz, arratiset shoferi

Report TV 2016-12-10

Views 3

TIRANË-Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e një fëmije ka ndodhur në qendër në hyrje të ?Rrugës së Durrësit?. Si pasojë fëmija, një shitës i vogël ambulant ka pësuar dëmtime të rënda, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja është shënuar pranë zonës së njohur si ?Kafe Flora?, kur 2 automjete kanë përplasur me fuqi një fëmijë të moshës 8-9 vjeç, që shiste në këtë zonë me një kuti kartoni, letra higjenike dhe çimçakiza.

Nga pamjet që do të shihni në video, fëmijës i është dhënë ndihma e menjëhershme në vendin e ngjarjes nga persona të rastit dhe më pas nga mjekët e policia. Këta të fundit pas ndihmës së parë në vendngjarje e kanë dërguar me ambulancë në Spitalin e Traumës.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS