Nëse spastrimi i drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, nëpërmjet zbatimit të ligjit të Vetingut, është kusht për zyrtarizimin e çeljes së negociatave në dhjetor, hetimet, arrestimet VIP dhe dënimet për korrupsionin do të jenë përcaktuese për akordimin e fondeve të Bashkimit Evropian, për zhvillimin e sektorëve prioritarë, sidomos në fushën e shtetit të së drejtës.