Pak ditë përpara protestës së thirrur nga opozita, Lulzim Basha tha se 18 Shkurti do të jetë dita e një ndryshimi të madh për shqiptarët. Në një takim që zhvilloi me profesionistët e rinj, kreu i demokratëve u shpreh se protesta e së shtunës do të jetë paqësore dhe e pandalshme, deri në garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.
?Si mund të bëjë vendi përpara pa zgjedhje të lira e të ndershme. Ndryshimi i shumëpritur po vjen dhe rinia ka një rrol të rëndësishëm në këtë ndryshim. Kjo protestë do të jetë madhështore, paqësore, por edhe një ?show force? që do tregojë se kush është Zot i këtij vendi.?
Të rinjve u kujtoi se protestat që kanë përfshirë prej javësh Rumaninë duhet të jenë frymëzim për ta.
?Shembullin e Rumanisë e ka parë gjithë bota, shqiptarët dhe rinia nuk shqiptare nuk mund të bjerë poshtë këtij shembulli?.
Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë, Basha u ndal edhe tek programi ekonomik i Partisë Demokratike, që sipas tij, përmes politikës së uljes së taksave synon favorizimin e shtresës së mesme dhe garanton punësimin në vend.
Tv Klan