Ora News – Kalon Kodi i Procedurës Penale. Anëtarët falenderojnë kryetarin Xhafaj

Ora News Lajme 2017-07-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kuvendi i Shqipërisë miratoi vetëm me votat e maxhorancës, pa praninë e opzitës, kodin e procedurës penale, si pjesë e 27 ligjeve të paketës së re të drejtësisë. Në kod u bënë disa ndryshime termash të kërkuara nga kreu i grupit parlamentar të LSI, Luan Rama. Anëtarët e komisionit, i kushtuan një falenderim të veçantë kryetarit të komisionit Fatmir Xhafajt, i cili do e lëjë këtë detyrë për të marrë postin e Ministrit të Brendshëm.
Komisioni i Ligjeve nën drejtimin për herë të fundit të Fatmir Xhafajt miratoi me votat e maxhorancës Kodin e Procedurës Penale. Kodi u miratua me diskutime të lehta ku deputeti i LSI, Luan Rama kërkoi disa ndryshime në përkufizime termash
Luan Rama: Edhe ju dje në mbledhja thatë të shikohet mundësia e riformulimit të emërtesës ?dëshmitarë anonim? për shkak të një konotacioni negative që ka termi ?dëshmitar anonim? u tha të shikohet mundësia për ta formuluar këtë term, ?dëshmitar me identitet të mbrojtur ose të fshehur?. Dhe e dyta në lidhje me termin viktimë.
Vasilika Hysi: Në praktikën gjyqësore nuk mund t?i thuhet të pandehurit: çohu i pandehur! I pandehuri është zoti X, Y. Nuk i thuhet viktimë, por zoti, zonja.
Sa për dëshmitarin anonim, termi u shndërrua në ?dëshmitar në identitet të fshehur?, ndërsa për termin ?viktimë?, nuk pati ndryshime. Kodi i procedurës penale, është një nga 27 ligjet e paketës së reformës së re të drejtësisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kalon-kodi-i-procedures-penale-anetaret-falenderojne-kryetarin-xhafaj/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS