Në një intervistë për Report Tv kreu i Krimeve të Rënda, Sandër Simoni, shprehet se heqia nga kjo gjykatë e veprave penale ku përfshihet terrorizmi, trafiku i qenieve njerëzore dhe trafiku i narkotikëve do të sjellë vështirësi për shkallët e para të cilat më së paku nuk kanë infrastrukturën e nevojshme.
Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale u miratuan pak ditë më parë në parlament, ndërsa rezulton se gjyqtarët prej 20 janarit kanë kundërshtuar pranë komisionit të ligjeve ndryshimet që sipas Simonit nuk aplikohen në asnjë vend tjetër.