Ora News – KLSH padit kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro

Ora News Lajme 2017-07-06

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Bashkisë Himarë Jorgo Goro dhe 13 punonjës të tjerë të këtij institucioni janë kallëzuar në Prokurorinë e Vlorës nga Kontrolli i Lartë i Shtetit pasi kanë shkaktuar një dëm ekonomik prej 76.4 milionë leke.
Gjatë auditimit të kryer në Bashkinë Himarë dhe ish-Komunat Lukovë dhe Horë-Vranisht për periudhën 01 korrik 2014 deri më 31 dhjetor 2016, KLSH ka konstatuar shkelje në fushën e menaxhimit dhe zbatimit të buxhetit, lidhur me likuidimin e pagesave për punë të pakryera, në fushën e procedurave të prokurimit publik, në zbatimin e punimeve si edhe në fushën e tatim-taksave.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar pranë Prokurorisë së Rethit Gjyqësor Vlorë Kryetarin e Bashkisë Himarë Jorgo Goro, Drejtorin e Planifikimit, Zhvillimit dhe Kontrollit të Territorit, Drejtorin e Shërbimeve dhe Mirëmbajtjes, Përgjegjësin e Zyrës Juridike, 3 anëtarë të Njësisë së Hartimit të Dokumenteve të Tenderit, 6 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe 2 Mbikëqyrës Punimesh, nën akuzën ?Shkelje e barazise se pjesmarrësve në tender apo ankande publike si dhe shpërdorim të detyrës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/klsh-padit-kryebashkiakun-e-himares-jorgo-goro/

Share This Video


Download

  
Report form