Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro në një lidhje telefonike për ?Arena? në Ora News, u shpreh se projekti për riurbanizimin e qytetit diskutohet prej dy vitesh dhe se problemet lindën pas ndërhyrjeve politike.
Goro: Ky projekt ka dy vjet që diskutohet dhe vendimi i shpronësimit është marrë në shkurt të këtij viti. Banorët e dinë mirë se çfarë do të bëhet. Kontaktet kanë qenë të vazhdueshme me qytetarët.
Kur politika ndërhyri çdo gjë ndryshoi dhe mori këtë përmasë. Është një masë sigurie për disa objekte. IKMT-ja e ka respektuar. Ajo është ankimuar dhe pritet të gjykohet së shpejti për vazhduar procesi.
Hila: A ka përfaqësues nga partitë politike greke?
Goro: Përjashtuar disa gazetarë, nuk ka pasur përfaqësues nga Greqia.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv
http://www.oranews.tv/vendi/goro-problemet-me-projektin-e-himares-nisen-pas-nderhyrjeve-politike/