http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përfundojnë pas katër muajsh hetimet për Fadil Kasemin, i cili në gusht të këtij viti vrau ish- bashkëshorten e tij gjyqtaren Fildes Hafizi.
Prokuroria e akuzon Kasemin për 3 vepra penale, ?vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare?, ?rrëmbim dhe mbajtje peng personi? si dhe ?armëmbajtje pa leje?.
Vrasja që tronditi Tiranën ndodhi në fund të muajit gusht, në zonën e Xhamllikut.
Autori i krimit e kishte ndjekur ish-gruan dhe e qëlloi atë sapo ajo kishte hipur në makinë. Policia arriti ta arrestonte më vonë Fadil Kasemin. Shkak i krimit të rëndë u bënë konfliktet familjare, që lanë pas dy fëmijë jetim.
Tashmë pritet nisja e procesit në gjykatë për Kasemin, i cili rrezikon edhe burgimin e përjetshëm.