Ora News - Aksioni për ujin, Lezhë paralajmërohet administrata, Vlorë verifikohen punonjësit e UKT

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkitë dhe ndërmarrjet e Ujësjellës Kanalizimeve vazhdojnë me intensitet aksionin kundër abuzimit me ujit të pijshëm. Në Lezhë është paralajmëruar largimi nga puna i të gjithë debitorëve që janë punonjës të administratës shtetërore, ndërsa në Vlorë në verifikim janë edhe punonjësit e Ujësjellësit për veprime të paligjshme. Biznesi në Lushnje ka rrreth 40 milion lekë borxhe, ndërsa në Kukës 60 % e debitorëve janë familjarë.

Ndërsa në të gjithë vendin vijon kontrolli i bizneseve për abuzime me ujin, prefekti i Lezhës, Gjergj Prendi, ka paralajmëruar largim nga puna për punonjësit e administratës që nuk kanë paguar detyrimet ndaj Ujësjellësit.

Gjergj Prendi: Ai nëpunës që nuk do të ketë të shlyera detyrimet të nesërmen nuk do të jetë tek puna.

Ndërsa në Vlorë në verifikim janë punonjësit e vetë Ujësjellësit që mund të kenë abuzuar me matësat e ujit apo leximin e tyre.

Dorian Xhelili: Jemi duke marrë masat dhe duke evidentuar të gjitha rastet ku edhe vetë punonjësit tanë kanë pasur raste abuzive.

Ndërsa në Lushnje, biznesi është debitori i madh ndaj Ujësjellësit. 920 subjekte kanë 40 milion lek të reja debi.

Ersi Veliu: Është një neglizhencë e tyre e akumuluar në vite që sot normalisht është faturë relativisht e madhe.

Korça mbetet qyteti shembull për sa i përket sjelljes me ujin.

Sotiraq Filo: Korça fatmirësisht është një nga qytetet që nuk ka problematika të theksuara me pjesën e furnizimit apo deklarimit në raport me furnizimin me ujë. Pavarësisht kësaj, ne do të vazhdojmë punën tonë në terren.

Në Kukës, 60 % e debitorëve në listën e Ujësjellësit janë familjarë, një pjesë e të cilëve po shfrytëzojnë mundësinë e vetëdeklarimit për të shmangur penalitetet.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/aksioni-ujin-ne-lezhe-paralajmerohet-administrata-ne-vlore-verifikohen-punonjesit-e-ukt

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS