Ora News - Shpërthimi në dyqan, 34-vjeçari dyshohet se montonte mina me telekomandë

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Punonjësi i një servisi celularësh u plagos nga shpërthimi i një sasie tritoli në Tiranë. Ngjarja ndodhi pranë Ambasadës Amerikane, kur Gentian Hoxha ishte duke punuar në tavolinë. Policia ka dyshime se ai montonte mina me telekomandë në çastin e shpërthimit.

Një sasi tritoli i shpërtheu në duar punonjësit të një servisi celularësh në Tiranë, në momentin kur mendohet se po montonte një minë me telekomandë.

Gentian Hoxha u transportua me urgjencë në spitalin e Traumës, ndërsa dëshmitarët, që e ndihmuan, thanë për Ora News se ai ka humbur gishtat e të dyja duarve dhe ka dëmtime të rënda në pjesën e fytyrës. Ngjarja ndodhi pranë Insititutit të Higjenës, në zonën pranë Ambasadës Amerikane, ku rreth orës 11.00 dëshmitarët dëgjuan një shpërthim të fuqishëm.

Duke analizuar rrethanat e ngjarjes, ku 34-vjeçari kishte mbyllur nga brenda derën e dyqanit të celularëve, grupi hetimor ka ngritur dyshimin se ai ishte duke montuar një minë me telekomandë, në çastin e shpërthimit, ku mendohet se diçka shkoi keq.

Në këto ambiente ndodhej edhe pronari i këtij dyqani, i cili ka vetëm dëmtime të lehta, ndërsa ekspertët nuk kanë gjetur shenja tritoli në asnjë nga ambientet e këtij dyqani, përpos tavolinës së punës. Pas shpërthimit, policia ushtroi disa kontrolle në zonën e ?Ali Demit?, ku mendohet se janë larguar edhe pjestarët e tjerë të rrjetit që mendohet se merrej me prodhimin dhe shitjen e minave të telekomanduara me celular.

Megjithatë, mësohet se Hoxha nuk ishte skeduar më parë për ndonjë aktivitet kriminal.

Policia po verifikon edhe pista të tjera të vendosjes me dashje të lëndës plasëse, ose të ndonjë shpërthimi nga shkaqe të tjera që nuk kanë lidhje me eksplozivin.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shperthim-me-eksploziv-ne-nje-dyqan-nje-i-plagosur

Share This Video


Download

  
Report form