Rama interpelance me minatoret per statusin

RTV KLAN 2018-05-14

Views 2

Qeveria është duke parë mundësinë e rritjes së kufirit të pagës minimale për minatorët si dhe përshkallëzimin e moshës së pensionit për këtë kategori, ç?ka do të sanksionohet në projektligjin për statusin e minatorit që është ende në proces diskutimi me grupet e interesit.

Pikërisht me një përfaqësi të sindikatave të minatorëve kryeministri dhe 2 ministrat Gjiknuri dhe Ahmetaj kanë zhvilluar një bashkëbisedim përmes platformës së bashkëqeverisjes për projektligjin në fjalë.

Por në bashkëbisedimin me kryeministrin minatorët kanë kërkuar dhe lehtësira të tjera sa i takon sistemit të taksave dhe shërbimeve shëndetësore.

E sa i takon drejtësisë Rama bën një deklaratë të fortë kur paracakton dhe fatin që i pret prokuroret dhe gjyqtaret e korruptuar.

Muajin e kaluar sindikatat e minatorëve zhvilluan një protestë përpara kryeministrisë pikërisht për të kërkuar statusin e profesionit të tyre.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS