Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prej orës 11:00, dhjetëra minatorë nga e gjithë Shqipëria po protestojne para Kryeministrisë, duke kërkuar miratimin e statusit të tyre; një draft që është hartuar nga Ministria e Industrisë dhe Energjisë bashkë me grupet e interesit në 2017, por i pamiratuar ende nga qeveria, me argumentin e efekteve të mëdha financiare në buxhet.
" Ata që kanë përgatitur ligjin e faljes të kanë gënjyer, në atë ligj kanë mbetur disa minatorë që janë trajtuar me pagën 5148 lekë. Turp për ata që u ndalojnë lekët minatorëve, të kanë gënjyer Kryeministër. Prandaj vendosi para pëërgjegjësisë, mblidh parlamentin dhe qeverinë dhe mirato statusin e minatorit".
"Jam një minator i minierës së bakrit në Kurbnesh. Kërkoj statusin e minatorit. Kosova po përgatit dhe statusin e mësuesit. Unë kam punuar me djemtë e Kadri Asbiut në minierën e bakrit në Kurbnesh 15 vjet. Marr pension 150 mijë lekë të vjetra. Kryeministër nuk është lëmoshë me të thënë populli shqiptar aman na jep statutin, nëse na takon na e jep, nëse nuk na takon mos e jep. Nëse ti je kryeministër i këtij populli, vëre dorën në zemër dhe na jep statusin. Nuk jemi parlamenti shqiptar që gjuan me vezë dhe çizme. Jemi populli më i vuajtur. Ju po e shkatërroni. Jeni njerëzit më të korruptuar të Botës dhe Europës. Turp tu vijë Kryeministër, jeni 140 deputetë, 140 hajduta".
Pas artikulimit të kërkesave të tyre, minatorët janë ulur këmbëkryq para godinës qeveritare, edhe pse Kryeministri ndodhet në Durrës. Nuk dihet se kur do të përmbyllet protesta e tyre.
Në propozimet e minatoreve kërkohet rritja e masës së pensionit në 30 mijë lekë në muaj, nga 16 mijë lekë që është ai aktual.
Me prioritet, në draft konsiderohen katergotitë e dalë në pension para viteve 2000.
Gjithashtu kërkohet kontrolle shëndetësore peridioke falas dy herë në vit, si dhe prioritet në politikat sociale sic është e strehimit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/minatoret-proteste-para-kryeministrise-thirrje-rames-te-miratoje-statusin