TIRANË - Politika shqiptare nuk po bën aq sa duhet për frenimin e numrit te azilkërkuesve në Gjermani. Kjo deklarate u be nga Ambasadori Gjerman në Tiranë, Heltmut Hoffman gjatë një interviste për A1 Report. Sipas tij, politika shqiptare po merret pak me këtë çështje.
?Politika shqiptare është marrë pak me këtë problematikë dhe është shprehur gjithashtu pak rreth kësaj teme. Do të ishte në këndvështrimin tim mjaft e dobishme nëse do të zhvillohej një debat publik rreth kësaj teme: Pse njerëzit po largohen nga vendi? çfarë do të thotë kjo për vendin tonë? Cilat janë pasojat e këtij zhvillimi për vendin? Qeveria të apelojë në mënyrë të vazhdueshme që qytetarët të mos e ndërmarrin këtë rrugë. Të bëjnë të qartë se sa e dëmtojnë ata veten dhe vendin përmes kësaj ikjeje masive. Do të ishte mirë që politika ta tematizonte këtë çështje më fuqishëm?, - tha Hoffman.
Ai shton se nevojitet kthimi i shpresës, që qytetarët të besojnë tek e ardhmja në vendin e tyre.
?Është mjaft e rëndësishme që njerëzve tu rilindë shpresa. Që njerëzit të jenë optimistë që këtu gjërat do të jenë pozitive në të ardhmen. Ne si Gjermani, por dhe Bashkimi Evropian po bëjmë aq sa mundemi për t?ju ndihmuar në këtë drejtim?,- tha Hoffman.
Ambasadori gjerman sqaron se çdo ditë, do të kthehen 150 azilkërkues, deri në përfundimin e tyre.
?Kemi filluar të rikthejmë azilkërkuesit shqiptarë gjithnjë e më shpejtë drejt Tiranës. Çdo ditë ka një fluturim në aeroportin e Rinasit për këtë qëllim dhe më lejoni të përmend bashkëpunimin shumë të mirë me palën shqiptare. Kemi siguruar mundësinë mundësinë që për çdo fluturim të rikthejmë 150 azilkërkues shqiptarë, çka e bën të gjithë procesin më ekonomik dhe më të thjeshtë. Shpresoj shumë që qytetarët shqiptarë, teksa shikojnë bashkëkombësit e tyre të kthehen përmes këtyre procedurave, shpresoj shumë që në fund ta kuptojnë që nuk ka shans azili për emigrantët ekonomikë në Gjermani?, - tha Hofman.
Sipas ambasadorit, qeveria gjermane do të reduktojë në 4 javë kohën e përpunimit të kërkesave për azil, duke përshpejtuar kështu refuzimet.